Ndërlidhjet

Pakistan - 15 të vrarë në protestat antiamerikane


Lahore

Lahore

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes në Pakistan. Dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e vendit për të shprehur zemërimin e tyre me filmin anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, dhe karikaturat e Profetit Muhamed, të publikuara në një reistë franceze.

Dymbëdhjetë të vdekur – përfshirë këtu të paktën një polic – janë regjistruar si pasojë e përleshjeve që kanë shpërthyer kur protestuesit kanë bërë përpjekje të sulmojnë ndërtesën diplomatike të Shteteve të Bashkuara në qytetin port të Karachit.

Policia ka përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi persona të armatosur brenda turmës kanë shtënë drejt autoriteteve, duke vrarë të paktën një polic dhe plagosur dy të tjerë.

Të paktën tri vdekje të tjera janë raportuar në qytetin veriperëndimor të Peshawarit.
XS
SM
MD
LG