Ndërlidhjet

PK arreston 3 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës (PK) ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “trafikim me qenie njerëzore”.

Sipas policisë, personat dyshohet se kanë trafikuar viktimën e moshës së mitur (14 vjeçare), duke përfituar materialisht.

"Viktima është raportuar nga të afërmit e saj si e zhdukur që nga data 14.9.2012 dhe hetuesit policorë menjëherë kanë hapur pista të ndryshme të hetimeve, pista këto që kanë rezultuar me gjetjen e viktimës", thuhet në kumtesën e policisë.

Sipas saj, në konsultim me prokurorin, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
XS
SM
MD
LG