Ndërlidhjet

Clinton do të heqë një grup iranian nga lista e zezë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pritet të heqë grupin iranian Mujahedeen-e-Khalq nga lista e zezë e organizatave terroriste.

Sipas CNN-it, sekretarja pritet të njoftojë Kongresin të premten.

Gjykata i ka dhënë Clintonit afat deri më 1 tetor që të marrë vendim.

Organizata në mërgim është kundërshtare e regjimit klerik të Iranit.

Anëtarët e saj kanë luftuar përkrah forcave të Sadam Huseinit në luftën ndërmjet Iranit dhe Irakut nga viti 1980 deri më 1988.

Grupi ka qenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997.
XS
SM
MD
LG