Ndërlidhjet

Assad: Rebelët "nuk do të kenë sukses"


Alepo
Alepo
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se rebelët që luftojnë regjimin e tij "nuk do të kenë sukses".

Duke folur në një intervistë për javoren egjiptiane "Al-Ahram Al-Arabi", Assad ka thënë se ndërhyrja e huaj ushtarake, "e ngjashme me atë që ka ndihmuar rrëzimin e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi", "nuk do të përsëritet në Siri.

Ai ka akuzuar vendet e Gjirit Arab për armatosjen e kryengritësve rebelë.

Të premten, trupat e Qeverisë siriane, të mbështetura nga helikopterë ushtarakë, kanë sulmuar forcat kryengritëse në Alepo.

Revolta kundër regjimit të Asadit ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 23,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG