Ndërlidhjet

Senati amerikan miraton rezolutë për Iranin


Senati amerikan
Senati amerikan
Senati amerikan ka aprovuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikonfirmon përpjekjet e SHBA-së për ta ndaluar Iranin nga zhvillimi i një arme bërthamore dhe në të thuhet se nuk ka opsion për një Irani të aftë bërthamor, por të kontrolluar.

Me një votim 90-1, Senati mbështeti masën jo të detyrueshme.

Në çështje tjera, Senati hodhi poshtë me një votim 81-10, një propozim për të pezulluar ndihmën e huaj për qeveritë e Pakistanit, Egjiptit dhe Libisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit mbi interesat amerikane në këto vende.

Propozimi mundi gjithashtu do t’ia mohonte ndihmën Pakistanin, deri në lirimin e mjekut Shakil Afridi.

Afridi dyshohet se ndihmoi Shtetet e Bashkuara për t’i rënë në gjurmë, Osama bin Ladenit, duke udhëhequr një fushatë të rreme vakisinimi për CIA-n, me qëllim të mbledhjes së ADN-së.
XS
SM
MD
LG