Ndërlidhjet

Festa përmes Facebook, kthehet në përleshje


Logo e Facebook

Logo e Facebook

Forcat speciale të policisë shpërndanë një turmë të të rinjve, të cilët u kthyen në të dhunshëm, në një qytet holandez gjatë natës së kaluar, pasi rreth 3 mijë njerëz u shfaqën për nje festë ditëlindjeje të postuar në Facebook.

Raportet e mediave flasin për gjashtë njerëz të lënduar, tre nga ta rëndë, pasi që turma nisi plaçkitjen në dyqane dhe dëmtimin e pronës në qytetin e vogël verior holandez Haren.

Festa kishte për qëllim të përfshinte një rreth të vogël miqsh, por vajza nuk e ka vendosur ngjarjen si private, dhe ftesa është shpërndarë dhe pa dashje iu ka shkuar pothuajse 20 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG