Ndërlidhjet

Izrael, Egjipt, incidente në kufi, 4 të vrarë


Kufiri mes Egjiptiti e Izraelit, foto nga arkivi
Kufiri mes Egjiptiti e Izraelit, foto nga arkivi
Ushtria izraelite tha se një nga ushtarët e saj dhe tre militantë janë vrarë në një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit mes Izraelit e Egjiptit.

Ushtria tha se trupat u sulmuan nga persona të armatosur, të cilët kaluan kufirin të premten, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri nga i cili u vranë tre sulmuesit.

Një ushtar izraelit u vra, ndërsa një tjetër u plagos.

Ushtria tha se sulmuesit kishin një pushkë AK-47, tre raketa-hedhës, një mitraloz, dhe një rrip eksplozivi.

Në deklaratë thuhet se është penguar “një sulm shumë i madh terrorist”.

Burimet egjiptiane të sigurisë në Sinai thanë se njëri nga sulmuesit kishte vdekur kur ai shpërtheu rripin me eksploziv, që e mbante në trup.

Incidentet e sigurisë në kufi janë rritur gjatë 18 muajve të fundit, pas përmbysjes së presidenti egjiptian Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG