Ndërlidhjet

Belgjikë: Kapet "rrjeti xhihadist"


Belgjikë...
Belgjikë...
Mediat lokale në Belgjikë, raportojnë, se autoritetet kanë shkatërruar një rrjet xhihadist, që dërgonte të rinj për të luftuar në Somali.

Katër persona u arrestuan në Bruksel, ndërsa tre të tjerë pritet të ekstradohen nga Parisi, njofton DPA.

Një nga të ndaluarit është një algjerian, i cili thuhet se ka fituar azil politik në muajin maj.

Të dyshuarit pritet të paraqiten para gjykatës të hënën.

Autoritetet belge i kanë identifikuar edhe katër militantë të tjerë, por i kanë humbur gjurmët e tyre.

Ata besohet se kanë udhëtuar për në Somali në vitin 2011 për të luftuar për “Al-Shabaab”, një grup rebel islamik që është i lidhur me al-Kaedën dhe kontrollon shumicën e pjesës jugore dhe qendrore të Somalisë.
XS
SM
MD
LG