Ndërlidhjet

Grupi iranian mirëpret hapin e SHBA-së


Pjesëtarë të grupit “Mujahedeen-e-Khalq”, foto nga arkivi.

Pjesëtarë të grupit “Mujahedeen-e-Khalq”, foto nga arkivi.

Grupi opozitar iranian në ekzil, “Mujahedeen-e-Khalq” (MEK) tha se e mirëpret heqjen e tij nga lista e zezë e organizatave terroriste.

Një zëdhënës i grupit me seli në Paris, Afchine Alavi, tha se lëvizja do të ndihmojë luftën kundër “fashizmit” islamik.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pritet ta informojë Kongresin se ka ndërmend ta heqë MEK-un nga lista e zezë e organizatave terroriste.

Gjykata i ka dhënë Clintonit afat deri më 1 tetor që të marrë vendim.

Organizata në mërgim është kundërshtare e regjimit klerik të Iranit.

Anëtarët e saj kanë luftuar përkrah forcave të Sadam Huseinit në luftën ndërmjet Iranit dhe
Irakut nga viti 1980 deri më 1988.

Grupi ka qenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997.
XS
SM
MD
LG