Ndërlidhjet

Luftime në kufirin Siri-Jordani


Siri...

Siri...

Aktivistët sirianë thanë se trupat qeveritare dhe forcat që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad u përleshën të shtunën pranë kufirit me Jordaninë.

Luftimet pranë vendkalimit kufitar Al-Nasib thuhet se zgjatën disa orë.

Observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani ka raportuar për viktima në të dyja anët.

Ndërkohë, Iraku tha të shtunën se e ka ndaluar nje aeroplan të Koresë së Veriut nga përdorimi i hapësirës ajrore të tij, nën dyshimin se po bartte armë për në Siri.

Këtë javë, zyrtarët amerikanë e akuzuan Irakun se ka lejuar që Irani të barttë armë mbi hapësirën irakiane ajrore, një akuzë ko që hidhet poshtë nga Bagdadi.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se nënpresidenti i SHBA-së Joe Biden diskutoi në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, domosdoshmërinë e pengimit të përdorimit të territorit të Irakut dhe hapësirën së tij ajrore për transportimin e armëve në Siri.
XS
SM
MD
LG