Ndërlidhjet

Merkel, Hollande, kujtojnë fjalimin e 'ripajtimit"


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u takuan të shtunën për të shënuar një moment të rëndësishëm në ripajtimin e dy shteteve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan në qytetin jugperëndimor gjerman të Ludwigsburg-ut për të përkujtuar fjalimin e presidentit të atëhershëm të Francës, Charles de Gaulle, që e mbajti 50 vjet më parë, e i cili u pa si një gjest thelbësor drejt ndërtimit të partneritetit franko-gjerman të pasluftës.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se takimi do të jetë kryesisht ceremonial, por ka të ngjarë që dy udhëheqësit, megjithatë të diskutojnë disa çështje aktuale.

Ata pritet që ndër të tjera të diskutojnë hapat e mëtejshëm për të adresuar krizën e borxhti të eurozonës.
XS
SM
MD
LG