Ndërlidhjet

Armata e Lirë Siriane zhvendos komandën nga Turqia në Siri


Luftëtarë të Armatës së Lirë Siriane...
Luftëtarë të Armatës së Lirë Siriane...
Liderët e Armatës së Lirë Siriane thanë se e kanë zhvendosur qendrën komanduese të tyre nga Turqia në Siri.

Shefi i Armatës së Lirë Siriane Riad al-Asad tha në një video të dërguar mediave se “komanda e Armatës së Lirë Siriane është zhvendosur në zonat e çliruara të Sirisë pas arranzhimeve që janë bërë me batalionet dhe brigadat për t’i siguruar këto zona”.

Nuk janë dhënë indikacione se në cilin vend në Siri është vendosur komanda.

Armata në fjalë është shquar për përpjekjet në rrëzimin e presidentit Bashar al Asad nga pushteti.

Por, komandnatët e saj, janë vënë nën thumb të kritikave për shkak se udhëhiqnin nga Turqia dhe se autoriteti i tyre në mesin e disa rrjeteve lokale dhe luftëtarëve është i kufizuar.
XS
SM
MD
LG