Ndërlidhjet

Dëbohet milicia islamike nga Benghazi


Pjesëtarët e milicisë ekstremiste Ansar al-Sharia

Pjesëtarët e milicisë ekstremiste Ansar al-Sharia

Protestuesit libianë larguan një milici xhihadiste nga selia e saj dhe zunë bazat e tjera paraushtarake në Benghazi, të shtunën, në mëngjes në përleshjet që lanë të paktën dhjetë të vdekur.

Revolta kundër milicisë islamike në qytet erdhi pasi dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë të premten, për të kundërshtuar pushtetin e milicëve.

Pjesëtarët e milicisë ekstremiste Ansar al-Sharia luftuan derisa qindra protestues sulmuan dhe pastaj djegën kompleksin e tyre.

Një zëdhënës i Ansar al-Sharia tha se grupi është evakuuar nga bazat në Benghazi “për të ruajtur sigurinë në qytet”.

Protestuesit, pastaj kanë sulmuar bazat paraushtarake në qytetin e kontrolluar nga ish-njësitet kryengritëse, që kanë deklaruar besnikërinë ndaj qeverisë qendrore.

Vrasjet kanë ngjarë gjatë luftimeve ndërmjet anëtarëve të milicisë dhe pjesëtarëve të armatosur të turmës.

Grupi Ansar al-Sharia dyshohet për përfshirjen në sulmin kundër Konsullatës Amerikane në Benghazi, ku u vranë ambasadori Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë. (a.i.)
XS
SM
MD
LG