Ndërlidhjet

logo-print

Skandali në burg nxit protesta masive në Gjeorgji


Zugdidi, Gjeorgji, 22 shtator, 2012

Zugdidi, Gjeorgji, 22 shtator, 2012

Mediat gjeorgjiane raportojnë për një miting masiv të opozitës të mbajtur në qytetin perëndimor Zugdidi, në shenjë proteste ndaj një skandali të abuzimit në një burg në Gjeorgji.

Skandali u zbulua nga kanalet e televizioneve të opozitës, të cilat transmetuan pamjet që tregonin abuzimin e të burgosurve nga rojet e burgut.

Skandali vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 1 tetorit, në të cilat partia e presidentit Mihajl Sakashvili, do të përballet nga blloku opozitar i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Ivanishvili, që drejtoi tubimin në Zugdidi, tha se abuzimi në burg tregon “fytyrën e vërtetë të regjimit të Sakashvilit”, por gjithashtu kërkoi përmbajtje në prag të zgjedhjeve.

Protesta të studentëve janë mbajtur edhe në kryeqytet, Tbilisi.

Dy ministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit, ndërsa Sakashvili ka premtuar një riorganizim të sistemit të burgjeve.
XS
SM
MD
LG