Ndërlidhjet

logo-print

Senati miraton ambasadorët e rinj në Irak e Pakistan


Senati amerikan..

Senati amerikan..

Senati amerikan miratoi emërimin e ambasadorëve të rinj në Irak dhe në Pakistan, që të dy diplomatë veteranë të nominuar nga presidenti Barak Obama.

Në një votim unanim, Senati konfirmoi Robert Stephen Beecroft si të dërguar të ri në Irak, ndërkaq, Richard Olson ambasador të ri në Pakistan.

Beecroft ka shërbyer në ambasadën amerikane në Bagdad që nga korriku i vitit 2011, së pari si zëvendësshef i misionit dhe nga qershori i këtij viti, si i ngarkuar me punë.

Ndërkaq, emërimi i Olsonit, një veteran 30 vjeçar i Departamentit të Shtetit, që ka qenë i dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe mes vitit 2008 dhe 2011, pritet të shpalosë një faqe të re në raportet diplomatike me Islambadin.
XS
SM
MD
LG