Ndërlidhjet

Pakistan: Ofrohet shpërblim për kokën e regjisorit anti-islamik


Protestat në Pakistan

Protestat në Pakistan

Një ministër i qeverisë së Pakistanit ka ofruar 100 mijë dollarë shpërblim për vdekjen e prodhuesit të filmit anti-islamik, që ka nxitur protesta në shumë vende myslimane.

Ministri i Hekurudhave, Ghulam Ahmed Bilour iu tha gazetarëve në Peshavar se ai do të paguante shpërbliminin nga xhepi i vet.

“Unë njoftoj sot se nëse dikush e vret këtë blasfemist, që abuzon profetin e shenjtë, do t’i japë atij personi një çmim prej 100 mijë dollarësh”, ka thënë Bilour.

Ai gjithashtu i ftoi pjesëtarët e talebanëve dhe të Al Kaidës, që të marrin pjesë në atë që e quajti “vepër fisnike”.

Nga protestat e nxitura prej filmit privat “Pafajësia e Myslimanëve” vetëm në Pakistan kanë vdekur më shumë se 20 persona. Origjina e filmit mbetet e paqartë, por, Nakoula Basseley Nakoula, që dyshohet se qëndron pas filmit, është fshehur.
XS
SM
MD
LG