Ndërlidhjet

logo-print

Dërgohet në burg vajza e ish-presidentit iranian


Ilustrim

Ilustrim

E bija e ish presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani është dërguar të dielën në burg për të vuajtur dënimin prej gjashtë muajsh nën akuzat për shpërndarjen e propagandës antishtetërore.

Faezah Hashemi u arrestua të shtunën pas një vizite në Londër.

Ajo u gjykuar dhe u dënua në janar, por dënimi nuk u zbatua, sic thuhet për shkak të ndërhyrjes së të atit.

Hashemi është ish-anëtare e parlamentit, ish-drejtuese e Federatës Sportive të Femrave si dhe nëj avokate e shquar e të drejtave të grave.

Përveç dënimit me burg, gjykata e dënoi atë me një ndalesë pesë-vjeçar në pjesëmarrjen në aktivitetet politike, kulturore, dhe me gazetari.

Edhe ajo, sikurse babai i saj janë kritikë të presidentit Mahmud Ahmadinexhad dhe morën pjesë në demonstratat kundër rizgjedhjes së tij në vitin 2009.

Rafsanjani ishte president i Iranit në periudhën 1989-1997.
XS
SM
MD
LG