Ndërlidhjet

Bangladesh: Grevë e përgjithshme kundër filmit anti-islamik


Ilustrim
Ilustrim
Shkollat dhe bizneset janë mbyllur në Bangladesh, derisa grupet konservative kanë kërkuar mbajtjen e një greve të përgjithshme në shenjë proteste ndaj filmit që tall Profetin Muhamed.

Siguria në kryeqytet, Daka, është forcuar, pas përleshjeve të së shtunës mes demonstruesve dhe policëve, gjatë të cilave dhjetëra njerëz u plagosën dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan.

Automjeteve iu vu zjarri, derisa policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Të premten, rreth 10 mijë njerëz protestuan në Daka.

Filmi “Pafajësia e myslimanëve”, është bërë privatisht në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar protesta të dhunshme në botën myslimane.
XS
SM
MD
LG