Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli s'pranon ndryshim të traktatit të paqes me Egjipitin


Kufiri mes Egjiptit dhe Izraelit...

Kufiri mes Egjiptit dhe Izraelit...

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman tha se vendi i tij nuk do të pajtohet me “ndonjë lloj ndryshimi” të traktatit të paqes së vitit 1979 me Egjiptin fqinj.

Pas përmbysjes së regjimit të Hosni Mubarakut, shumë politikanë egjiptianë, përfshirë presidentin Muhamed Morsi dhe lëvizjen Vëllazëria Myslimane, kanë bërë thirrje për ndryshime mbi kufizimin e trupave egjiptianë në Gadishullin Sinai.

Udhëheqësit egjiptianë thonë se rajoni po bëhet gjithnjë e më i trazuar dhe se kufizimet paraqesin shkelje të papranueshme të sovranitetit të Egjiptit.

Tre persona të armatosur dhe një ushtar izraelit u vranë në një incident përgjatë kufirit më 21 shtator.

Një grup xhihadist i quajtur Ansar el-Bejt Maqdes të dielën mori përgjegjësinë për incidentin, për të cilin tha se ka qenë kundërpërgjigje ndaj filmit që tall Profetin Muhamed.
XS
SM
MD
LG