Ndërlidhjet

logo-print

Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë procesin e njohjeve


Ministri i Jashtëm i Kosovës me homologun e Emiratave të Bahskuara Arabe, Sheik Abdullah Zayed al Nahyan, Nju Jork, 23 shtator, 2012

Ministri i Jashtëm i Kosovës me homologun e Emiratave të Bahskuara Arabe, Sheik Abdullah Zayed al Nahyan, Nju Jork, 23 shtator, 2012

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ka njoftuar kabineti i Hoxhajt.

Në këtë takim, Ministri Hoxhaj ka falënderuar Ministrin e Emirateve për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë popullit të Kosovës para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ka siguruar Ministrin Hoxhaj se Emiratet e Bashkuara Arabe do të shtrijnë ndikimin e tyre të fuqishëm në shumë vende arabe për të pranuar pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim dy ministrat kanë diskutuar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Sipas njoftimit për media të MPJ-së, ministri Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Nju Jork do të zhvillojë shumë takime me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të siguruar njohje për Kosovën.
XS
SM
MD
LG