Ndërlidhjet

logo-print

Vritet ish boksieri Corrie Sanders


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ish kampioni i kategorisë së rëndë në boks, Corrie Sanders ka vdekur të dielën, pasi u qëllua nga hajdutët gjatë një feste familjare në një restorant në Afrikën e Jugut.

Sanders, 46 vjeç, u qëllua në bark dhe në dorë.

Ai ishte i njohur për një ndeshje të vitit 2003 në Hanover të Gjermanisë, kur nokautoi kampionin Vladimir Klitçkon, që në raundin e dytë, pasi e kishte rrëzuar dy herë në raundin e parë.

Kjo ishte vetëm njëra nga tri humbjet në karrierën euUkrainasit, i cili aktualisht është kampion në WBO.

Sanders është pensionuar në vitin 2008 me një statistikë prej 42 fitoresh, 31 nga to me nokaut dhe 4 humbjesh.
XS
SM
MD
LG