Ndërlidhjet

Vazhdojnë tensionet Japoni-Kinë


Deti i Kinës Lindore...
Deti i Kinës Lindore...
Kina ka anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara për të shënuar 40 vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë.

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua ka cituar Asociacionin për Miqësinë mes Kinës e Japonisë të ketë thënë se ngjarjet do të zhvillohen “në një kohë të përshtatshme” në vend se më 27 shtator, kur ishin planifikuar.

Tensionet mes dy shteteve janë rritur për shkak të pretendimeve mbi ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore.

Japonia ka kontrollin mbi grupin e ishujve që i quan Senkaku.

Por, pretendime terrirotial ka edhe Kina, e cila i njeh ishujt me emrin Diaoyu.

Anulimet e ngjarjeve nuk janë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në të dy shtetet në ditët e fundit janë mbajtur protesta masive, derisa liderët kanë fajësuar njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve.
XS
SM
MD
LG