Ndërlidhjet

Klaus: Federalizimi i BE-së është fundi i demokracisë


Presidenti çek Vaclav Klaus

Presidenti çek Vaclav Klaus

Shtytja për një federatë të Bashkimit Evropian, është “faza finale” e shkatërrimit të demokracisë së shteteve kombe, ka thënë presidenti çek Vaclav Klaus në një intervistë për The Sunday Telegraph.

“Ne duhet të mendojmë se si ta rivendosim shtetësinë dhe sovranitetin tonë. Kjo është e pamundur në një federatë. BE duhet të lëvizë në drejtim të kundërt”, ka thënë Klaus.

Ai ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i cili ka thënë se do të propozojë federalizimin e BE-së në vitin 2014.

“Frikësohem se Barroso ka menduar se tani është koha e duhur për të shpallë një zhvillim absolutisht të gabueshëm. Ata mendojnë se po e finalizojnë konceptin e Evropës, por, siç e kuptoj unë, ata po e shkatërrojnë atë”, ka shtuar ai.

Krahas Barrosos, nëntë shtete të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë kanë bërë thirrje për një integrim më të ngushtë evropian në javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG