Ndërlidhjet

Afganët pro ndalesës së shtypit pakistanez


Ilustrim

Ilustrim

Afganët kanë mbështetur një ndalesë qeveritare ndaj gazetave të Pakistanit.

Qeveria afgane tha se ndalesa që ka hyrë në fuqi të premten, ka për qëllim të ndalojë ndikimin e talibanëve në opinionin publik.

Afganët e rëndomtë kanë përqafuar qëndrimin e tillë duke insistuar se shtypi pakistanez përhap propagandë dhe retorikë anti-qeveritare.

Ministria e Brendshme tha se policia kufitare afgane është urdhëruar që të konfiskojë të gjitha gazetat pakistaneze në provincat lindore të Kunarit, Nuristanit dhe Nangarharit pranë kufirit me Pakistanin.

Ndalesa afgane ka mundësi që të rrisë tensionet ndërmjet vendeve fqinje.

Raportet kanë qenë edhe ashtu të tendosura në muajt e fundit për shkak të sulmeve ndërkufitare, për të cilat Kabuli e ka fajësuar ushtrinë pakistaneze.

Islamabadi ndërkaq, akuzon Afganistanin se ka dështuar t’i ndalojë militantët anti-qeveritarë që operojnë të strehuar në anën afgane të kufirit.
XS
SM
MD
LG