Ndërlidhjet

Bill Clinton s'ka ide se ç'do bëjë Hillary


Bill Clinton

Bill Clinton

Bill Clinton thotë se Hillary Rodham Clinton është e kualifikuar për presidente, por thotë se ajo është lodhur duke shërbyer si sekretare shteti dhe nuk ka ide se çka dëshiron të bëjë, transmeton AP.

Ish presidenti ka thënë në programin “Face the Nation” të CBS-së se ajo dëshiron të pushojë dhe mbase të shkruajë një libër.

Bill Clinton mendon se “duhet t’i japim asaj shansin që ta organizojë jetën dhe të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë”.

Ai tha se Hillary Clinton është në mesin e demokratëve të kualifikuar që mund të udhëheqin dhe se se do ta mbështesë gjithnjë, në çfarëdo që ajo dëshiron të bëjë.

Ajo ka garuar në vitin 2008, por ka humbur nominimin demokrat nga presidenti i tashëm, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG