Ndërlidhjet

Opozita siriane tha se trupat qeveritare kanë bombarduar disa zona dhe janë përleshur me kryengritësit në qytetin e Alepos.

Sulmet e qeverisë siriane vijnë një ditë pasi që një grup i madh kryengritës tha se e ka zhvendosur bazën nga Turqia në Damask.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se forcat qeveritare kanë granatuar provincën veriore të Idlibit, Daras në jug dhe qytetin Rastan në provincën e Homsit.

Luftime të rënda janë raportuar në Alepo, qytetin më të madh të vendit.

Të shtunën opozita siriane tha se janë vrarë rreth 200 persona, duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse që kur ka nisur revolta kundër regjimit të Bashar al Asadit në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG