Ndërlidhjet

Opozita siriane: Të ndalet menjëherë dhuna!


Siri..

Siri..

Opozita e brendshme e Sirisë iu ka bërë thirrje edhe qeverisë edhe kryengritësve të armatosur që të ndalin menjëherë dhunën në një takim të rrallë në Damask.

Takimi i së dielës u organizua nga Trupi Koordinues Kombëtar për Ndryshimet Demokratike në Siri, ose NCB, një ombrellë për 16 grupe opozitare të vendit.

Në konferencë morën pjesë diplomatë iranianë, kinezë dhe rusë.

Konferenca mbahet një ditë pasi që 29 parti opozitare njoftuan se e kanë shtyrë një konferencë e cila kishte për qëllim unifikimin e opozitës deri në një njoftim të ardhshëm, për shkak se NCB ka refuzuar të marrë pjesë në të.

Ausama Monajed, një zyrtar i Këshillit Kombëtar Sirian në ekzil, tha se NCB po e lejon veten që të përdoret për qëllimet propaganduese të Sirisë.
XS
SM
MD
LG