Ndërlidhjet

Anijet kineze i afrohen ishujve të kontestueshëm


Deti i Kinës Lindore
Deti i Kinës Lindore
Anijet kineze kanë hyrë në pjesët, që Japonia i konsideron si ujërat e saj territoriale në afërsi të ishujve të kontestueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, konfirmoi se dy anije civile vëzhguese po kryenin një patrullim “të drejtë mbrojtës” pranë ishujve.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha se ka paraqitur një notë proteste te i dërguari kinez në Japoni kundër kësaj lëvizjeje.

Marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Kinës u ftohën pas Japonia i bleu ishujt, që i quan Senkaku, derisa të njëjtit Kina i njeh si Diaoj.

Blerja shkaktoi protesta anti-japoneze në dhjetëra qytete në të gjithë Kinën.

Ishujt janë të vendosur pranë bazave të pasura të peshkimit dhe rezervave potenciale të mëdha të gazit.
XS
SM
MD
LG