Ndërlidhjet

Beogradi kontradiktor në zbatimin e marrëveshjeve


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët në Beograd vazhdojnë të japin deklarata kundërthënëse në lidhje me marrëveshjet e arritura me Kosovën në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se marrëveshjet në fjalë do të zbatohen.

Ai ka vlerësuar se qeveria e kaluar serbe, nuk ka pasur për qëllim që të përmbushë marrëveshjet, por, që sërish të “mashtrojë serbët dhe botën dhe të mbetet ne pushtet”.

“Serbia është shtet serioz dhe duhet t’i respektojë ato që janë nënshkruar me Prishtinën”, ka thënë Vulin për gazetën “Novosti”.

Në bisedimet në Bruksel janë arritur shtatë marrëveshje, zbatimi i disa prej të cilave, është duke ngecur.

Një ditë më parë, ish shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq tha se qeveria e Serbisë nuk është e obliguar që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Vulin duke komentuar këtë, ka thënë se “përse pra i kanë nënshkruar dhe përse kanë biseduar, po që se sipas tyre çka do që është nënshkruar në Bruksel, nuk ka domethënie?”

Zyrtarët serbë të përzgjedhur për ekipin e ardhshëm negociator me Kosovën, kanë lënë të kuptohet se marrëveshjet do të zbatohen, por do të synojnë ndryrshimin e “pjesëve të kontestueshme”.
XS
SM
MD
LG