Ndërlidhjet

Jacobson: Sundimi i ligjit-thelbësor për Kosovën


Tracey Ann Jacobson, United States Ambassador to the Republic of Kosovo, undated

Tracey Ann Jacobson, United States Ambassador to the Republic of Kosovo, undated

Vendosja e sundimit të fortë të ligjit në Kosovës është thelbësor jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet fqinje, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson me rastin e hapjes së Simpoziumit Rajonal lidhur me dëshmitë financiare dhe konfiskimin.

Jacobson, deklaroi po ashtu se që të arrihet ky qëllim, të gjitha qeveritë në rajon duhet të bashkëpunojnë në kontrollimin e krimit të organizuar, uljen e shkallës së korrupsionit dhe parandalimin e kriminelëve që të shijojnë frytet e krimeve të tyre.

“Natyrisht, kriminelët nuk respektojnë ligjin. Ata nuk respektojnë kufijtë shtetërorë. Grupet e organizuara kriminale shpesh shtrihen përtej kufijve dhe fshehin pasurinë e tyre në vendet e ndryshëm. Edhe korrupsioni shumë lehtë mund të shtrihet jashtë kufirit”, tha mes tjerash Jacobson.

Në ketë simpozium po marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Punimet e këtij simpoziumi do të zgjasin tri ditë.
XS
SM
MD
LG