Ndërlidhjet

Vriten katër nxënës në Irak


Irak
Irak
Katër nxënës irakianë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Hit, rreth 150 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Bomba duket se kishte në shënjestër një njësi të forcës anti-terrorizëm në Irak.

Asnjëri nga pjesëtarët e forcës së sigurisë nuk raportohet të jetë plagosur.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi në Irak ka nisur viti i ri shkollor.
XS
SM
MD
LG