Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet në Bjellorusi, “as të lira, as të ndershme”


Antonio Miloshoski

Antonio Miloshoski

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se zgjedhjet e së dielës në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira, as të ndershme.

“Këto zgjedhje nuk kanë qenë konkurruese nga fillimi. Zgjedhjet e lira kërkojnë që njerëzit të jenë të lirë të flasin, të organizojnë dhe të garojnë. Ne nuk e kemi parë këtë në këtë garë”, ka thënë kreu i misionit vëzhgues të OSBE-së, Antonio Miloshoski.

Sipas shifrave zyrtare, 73 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë, por, sipas opozitës, pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët.

Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u kanë dhënë shumicën partive besnike të presidentit Alyaksandr Lukashenka.

Sipas tyre, asnjë përfaqësues i opozitës nuk është zgjedhur për legjislaturën e re të vendit.
XS
SM
MD
LG