Ndërlidhjet

Irani apelon për bojkotim të Oscar-it


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i Agjencisë Kinematografike të Iranit, mekanizëm ky që kontrollohet nga qeveria, ka thënë të hënën se vendi i tij duhet të injorojë ndarjen e çmimeve Oscar në vitin 2013, derisa organizatorët “nuk dënojnë filmin anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara”.

Javad Shamaghdari i ka bërë thirrje komitetit që zgjedh të nominuarit e Iranit, që të përmbahet nga zgjedhja.

Komiteti tashmë ka zgjedhur filmin “Yek Habbeh Ghand” (“Një kockë sheqer”), por zgjedhja nuk është finalizuar ende nga qeveria.

Filmi anti-islamik “Pafajësia e Myslimanëve” ka shkaktuar gati dy javë protesta në mbarë botën myslimane.

Në shkurt të këtij viti, filmi iranian “Ndarja” ka fituar Oscarin për filmin më të mirë të huaj.
XS
SM
MD
LG