Ndërlidhjet

logo-print

Freedom House: Shtohet represioni në Internet


Ilustrim

Ilustrim

Sulmet në Internet janë në rritje dhe mjetet e përdorura nga qeveritë represive po bëhen gjihnjë e më të sofistikuara.

Kështu pos tjerash, thuhet në raportin më të ri të organizatës “Freedom House”, me seli në Shtetet e Bashkuara, me titullin “Liria në Internet në vitin 2012”, në periudhën prej janarit të vitit 2011 e deri në maj të vitit 2012.

Drejtoresha e raportit të fundit të organizatës Freedom House, Sanja Kelly, thotë se metodave “tradicionale” të përdorura nga qeveritë represive, siç janë filtrimi dhe bllokimi i përmbajtjeve të padëshiruara ose burgosja e figurave të larta opozitare, po u shtohen më tepër mjete të nuancuara.

Në këtë kuadër, ajo ka theksuar “manipulimin proaktiv të përmbajtjes online dhe mbikëqyrjen jolegale” si mënyra për kontrollin e informacionit në Internet.

Nga vendet që janë analizuar në raport, më se një e katra e tyre kanë shfrytëzuar kuadra të paguara të blogerëve pro-qeveritarë, në përpjekje për diskreditimin e opozitës, duke përhapur informacione të rrejshme, ose e kanë mbajtur linjën zyrtare shtetërore.

Freedom House thotë se kjo taktikë në të kaluarën, “në masë të madhe ishte e kufizuar vetëm në Rusi dhe Kinë”, por tash është zgjeruar në Bjellorusi, Ukrainë, Iran dhe gjetkë.

Organizata Freedom House thotë se sulmet në Internet kundër kritikëve qeveritarë ose përpjekjeve për përqeshjen dhe diskreditimin e aktivistëve online po bëhen, poashtu, gjithnjë e më tepër të zakonshme, dhe janë të përdorura nga qeveritë prej Barheinit e deri në Birmani, Kazakistan, Siri, Uzbekistan, dhe Zimbabve.

Në raportin e fundit të organizatës Freedom Hgouse, me seli në Shtetet e Bashkiara, me titull “Liria në Internet në vitin 2012”, theksohen raportet në mediat ruse, për dyshimet lidhur me një plan të partisë së presidentit Vlladimir Putin, në pushtet, Ruzia e Bashkuar, për të investuar më se 300 mijë dollarë në skemat online për ta goditur blogerin opozitar, Aleksej Navalni.

Derisa Interneti konsiderohet se është relativisht hapësirë e hapur në Rusi, drejtoresha e raportit, Kelly, thotë se autoritetet i kanë shtuar sulmet e tyre në përgjigje të valës së fundit të protestave anti-qeveritare, shumica prej të cilave ishin organizuar nëpërmjet rrjeteve online.

Kur ne flasim me njerëzit në terren, ne dëgjojmë për një numër në rritje të thirrjeve telefonike nga autoritetet, veçanërisht në rajone dhe në nivelin lokal, duke ju thënë se nëse nuk e ndalni publikimin online, nuk do të ketë pasoja vetëm për ju, por edhe për familjen tuaj”, thotë Kelly.

Freedom House, po ashtu, raporton për metoda të ndryshme të vëzhgimit, përfshirë edhe rregullat e reja të miratuara në Kazakistan, Siri dhe në Arabinë Saudite, që i kanë shtuar kufizimet në shfrytëzim të anonimitetit.

Gati gjysma e vendeve që analizohen në raportin “Liria në Internet në 2012”, kanë miratuar legjislacion të ri gjatë periudhës janar 2011 – maj 2012, që mund ta shtyp shprehjen e lirë në Internet.

Në raport, po ashtu, theksohet rritja e sulmeve fizike, ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse, kundër blogerëve dhe gazetarëve prej Azisë Qendrore e deri në Lindjen e Mesme.

Në përgjithësi, Irani, Kuba, Kina dhe Siria, ishte vlerësuar se kanë pak liri në Internet, derisa vendet përfshirë Uzbekistanin, Bjellorusinë dhe Pakistanin, janë klasifikuar si “jo të lira”.

Estonia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, janë vlerësuar si me lirinë më të madhe.

Azerbajxhani, Libia, Pakistani dhe Rusia janë në mesin e vendeve që konsiderohen “veçanërisht të ndjeshme për keqësim në muajt e ardhshëm”.

Përkundër, trendeve negative, Freedom House thotë se shtytja nga shoqëria civile dhe kompanitë teknologjike, po ashtu është rritur, kështu që raporti vlerëson se në gjysmën e vendeve, që janë analizuar, është arritur “fitore”.

Për shembull, propozimet për një pengesë në Internet në nivel kombëtar, ishin refuzuar pas protestave të shoqërisë civile. (f. b.)
XS
SM
MD
LG