Ndërlidhjet

Nikolliq në Nju Jork diskuton për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, për të marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç njoftojnë mediat në Beograd, Nikolliq do të takojë përfaqësues të lartë shtetesh, në mesin e tyre edhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, me të cilin do të diskutojë çështjen e Kosovës.

Në Nju Jork, Nikolliqi pritet të takojë edhe shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Nikolliq dhe Ashton do do të diskutojnë ‘procesin politik’ ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkruajnë mediat serbe, duke u thirrur në deklaratat e këshilltarit të Nikolliqit, Marko Gjuriq.

Në Prishtinë dhe Beograd, së fundmi po zhvillohen debate për nisjen e një dialogu politik mes palëve. Autoritetet e të dyja vendeve po bëjnë përpjekje të arrijnë konsensus ndërpartiak për bisedimet e tilla.
XS
SM
MD
LG