Ndërlidhjet

BERZH ndihmon hidrocentralet në Shqipëri


BERZH
BERZH
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të mbështesë investimet e sektorit privat në energjnë e rinovueshme në Shqipëri me një hua prej 5.2 milionë eurosh.

Me mbështetjen e BERZH-it, Hidrocentrali i Korçës do të ndërtojë dy centrale, që do të bëhen operacionale në vitin e ardhshëm.

Me një kapacitet të kombinuar prej 5 mega vatësh, dy centralet do të gjenerojnë deri në 23 giga vatë orë energji elektrike në vit.

Shqipëria prodhon pothuajse gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet e saj dhe ka potencial të rrisë edhe më tej prodhimin e brendshëm dhe të bëhet lojtar rajonal në tregun e energjisë.
XS
SM
MD
LG