Ndërlidhjet

Bosnja zgjedh Myftiun e Madh


Husein Kavazoviq
Husein Kavazoviq
Komuniteti mysliman në Bosnjë ka zgjedhur të hënën liderin e ri shpirtëror, të njohur edhe si Myftiu i Madh.

Husein Kavazoviq do të zëvendësojë klerikun Mustafa Ceriq, i cili ka dhënë dorëheqje këtë verë, pas përfundimit të dy mandateve.

Kavazoviq ka qenë myfti i rajonit të Tuzllës nga viti 1992. Ai shihet si një udhëheqës i moderuar fetar, i angazhuar për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet tre grupeve më të mëdha etno-fetare të Bonjës – boshnjakëve myslimanë, kroatëve katolikë dhe serbëve ortodoksë.

Ai mbahet mend për deklaratën e bërë pas Masakrës së Srebrenicës, e cila u bënte thirrje myslimanëve të mos hakmerren.

Në masakrën e vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG