Ndërlidhjet

Burgim me kusht për ish-kryeministrin izraelit


Ehud Olmert

Ehud Olmert

Një gjykatë në Jerusalem i ka shqiptuar masën e burgimit me kusht, në afat prej një viti, ish-kryeministrit të Izraelit, Ehut Olmert, për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Ai është shpallur fajtor për “shkelje besimi” në muajin korrik. Rasti ka të bëjë me favoret që Olmert i ka ofruar një ish-kolegu gjatë shërbimit të tij si ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Olmert ka mohuar çdo keqbërje.

Ai përballet me një gjykim të dytë mbi akuzat për ryshfet, gjatë kohës sa ka qenë kryebashkiak i Jerusalemit.

Olmert, ish-udhëheqës i partisë Kadima, ka thënë se nuk ka ndërmend të kthehet në politikë.
XS
SM
MD
LG