Ndërlidhjet

Arrestohet djali i ish-presidentit iranian


Mehdi Hashemi Rafsanjani

Mehdi Hashemi Rafsanjani

Djali i ish-presidentit të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, është arrestuar të hënën, pas kthimit të tij nga një qëndrim jashtë vendit.

Mehdi Hashemi është kthyer në Iran të dielën, pas qëndrimit trevjeçar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është marrë në pyetje në burgun Evin të Teheranit dhe është akuzuar për korrupsion dhe propagandë anti-shtetërore, raportojnë mediat lokale.

Motra e tij, Faezeh Hashemi, është arrestuar po ashtu të shtunën vonë.

Edhe Mehdi, edhe Faezeh akuzohen për nxitje të protestave në Iran, pas rizgjedhjes së Mahmud Ahmadinejadit në postin e presidentit, më 2009.

Ish-presidenti, Rafsanjani, i cili është mundur nga Ahmadinejadi në zgjedhjet presidenciale të 2005-ës, është konsideruar si një lider i moderuar brenda elitës sunduese të Iranit.
XS
SM
MD
LG