Ndërlidhjet

Indi: 1 milion njerëz të zhvendosur nga përmbytjet


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Të paktën 1 milion njerëz janë zhvendosur nga pjesa veriperëndimore e Indisë, për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur që kanë përfshirë rajonin.

Në shtetin Asam, i cili vazhdon të rimëkëmbet nga përmbytjet vdekjeprurëse të korrikut, 18 nga 27 qarqet janë përmbytur dhe 11 njerëz kanë humbur jetën.

Në total, të paktën 33 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet, të cilat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje masive të dheut.

Rreth 100 strehimore emergjente janë ngritur, ndërsa ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterët për të evakuuar viktimat.
XS
SM
MD
LG