Ndërlidhjet

Jacobson vizitoi Ministrinë e Bujqësisë


Prishtinë, 24 shtator 2012.
Prishtinë, 24 shtator 2012.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson, ka vizituar sot Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Jacobson dhe ministri Blerand Stavileci kanë diskutuar rreth gjendjes në sektorin e bujqësisë dhe rreth projekteve që USAID-i dhe Ministria e Bujqësisë janë duke zbatuar së bashku në këtë sektor.

Ministri Stavileci ka informuar ambasadoren Jacobson për “përkrahjen financiare dhe profesionale që u ofrohet fermerëve dhe për programin vjetor të Ministrisë së Bujqësisë”.

Stavileci ka vlerësuar lart edhe përkrahjen e SHBA-së për sektorin e bujqësisë përmes projekteve të Agjencisë për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara - USAID.
XS
SM
MD
LG