Ndërlidhjet

Gjeorgji: Vazhdojnë protestat kundër dhunës në burgje


Tbilisi, 24 shtator 2012.
Tbilisi, 24 shtator 2012.
Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Tbilisit për të gjashtën ditë me radhë, për të protestuar kundër abuzimeve në burgje.

Protestat janë shkaktuar nga një video, i cili tregon rojet e burgut duke rrahur në mënyrë poshtëruese të burgosurit, si dhe të burgosur të dhunuar.

Pamjet e publikuara nga disa kanale televizive të opozitës, janë një goditje e madhe për presidentin Mikheil Saakashvili, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 1 tetorit.

Partia e tij në pushtet, Lëvizja Kombëtare, përballet me sfida në rritje nga koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane, i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Saakashvili ka premtuar riorganizim të sistemit të burgjeve, ndërsa dy ministra të tij kanë dhënë dorëheqje për shkak të skandalit.

Mbështetësit e presidentit kanë akuzuar disa figura të opozitës se u kanë dhënë mito zyrtarëve të burgut për të kryer dhe incizuar dhunën, me qëllim diskreditimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG