Ndërlidhjet

Paviçeviq: IBM do të zbatohet, por "me ndryshime"


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën, Dejan Paviçeviq, ka deklaruar sot se me shkëmbimin e letrave me Komisionin Evropian, Serbia ka konformuar se pranon Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

"Në përputhje me atë që është marrë vesh kryenegociatori paraprak, Borisllav Stefanoviq, i kam dërguar letër përfaqësueses së lartë, Catherine Ashton, me të cilën kam konfirmuar se Qeveria e Serbisë pranon protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufirit", ka thënë Paviçeviq për mediat serbe.

Ai ka thënë se zbatimi i saj do të nisë menjëherë dhe atë "me formimin e grupeve punuese".

"Përmes grupeve punuese do të përpiqemi që disa zgjidhje t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë dhe t’i bëjmë më pak problematike, përkatësisht më të pranueshme për Serbinë”, ka deklaruar Paviçiviq.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur Marrëveshjen për Menaxhimin e Interguar të Kufirit në muajin shkurt, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Kjo marrëveshje dhe ajo për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale i kanë hapur rrugën Serbisë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG