Ndërlidhjet

logo-print

Helmimet në Çeki - arrestohen dy persona


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Autoritetet çeke kanë arrestuar dy persona, në lidhje me helmimet e fundit nga alkooli.

Autoritetet thonë se dy personat dyshohet se kanë përzier metanolin toksik me alkool të pijshëm, ndërsa prodhimin vdekjeprurës e kanë futur në treg.

Policia thotë se paratë kanë qenë motivi kryesor.

Të dyshuarit do të ndiqen penalisht për “rrezikimin e publikut” dhe nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me dënimin maksimal që është burgim i përjetshëm.

Nga helmimi me metanol, që në fillim të shtatorit, kanë humbur jetën 25 persona në Çeki, ndërsa disa janë verbëruar.

Autoritetet kanë ndaluar shitjen e alkoolit të rëndë. Ato besojnë se rreth 15,000 litra alkool toksik kanë goditur tregun.
XS
SM
MD
LG