Ndërlidhjet

Apple shet mbi pesë milionë iPhone 5


iPhone 5
iPhone 5
Kompania Apple ka bërë të ditur se ka shitur më shumë se pesë milionë iPhone 5, që nga dalja në shitje e versionit të ri të “telefonit të mençur”, pak ditë më parë.

iPhone 5 ka dalë në shitje të premten në nëntë shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Japoninë.

Telefoni do të jetë në dispozicion edhe në 22 vende të tjera deri në fund të javës dhe në 100 vende deri në fund të vitit.

iPhone 5 është më i lehtë dhe më i fuqishëm se paraardhësit e tij.

Shifrat e shitjes kanë thyer rekordet e mëhershme të iPhone-it.

Pas daljes në shitje të iPhone 4S një vit më herët, Apple ka shitur katër milionë sish në tre ditët e para.

Megjithatë, shifrat e fundit janë nën pritjet e disa analistëve, të cilët kanë parashikuar se Apple do të shesë deri në 6.5 milionë iPhone 5 në tre ditët e para.
XS
SM
MD
LG