Ndërlidhjet

Clinton i ofron ndihmë Libisë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i ka ofruar ndihmë Libisë për frenimin e milicive.

Clinton i ka thënë kreut të Asamblesë Kombëtare të Libisë, Muhammad Amgarief, se Uashingtoni do të mbetet partner i fortë, pavarësisht sulmit vdekjeprurës në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi.

Magrief ka kërkuar falje për sulmin e 11 shtatorit, në të cilin ka humbur jetën ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Një zyrtar amerikan ka thënë se Clinton është zotuar për asistencën e Shteteve të Bashkuara, në kohën kur Libia po punon për të siguruar armët kimike dhe armatimet e tjera të rrezikshme, si dhe për të goditur milicitë e armatosura, të cilat kanë dalë në pah pas rrëzimit të sunduesit veteran të Libisë, Muammar Qaddafi.

Takimi midis dy zyrtarëve ka zënë vend në Nju Jork, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG