Ndërlidhjet

Koreja e V. mban seancë “të pazakontë” parlamentare


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Parlamenti i Koresë së Veriut, një institucion ky kryesisht ceremonial, mblidhet sot për herë të dytë në më pak se gjashtë muaj.

Nën liderin e ndjerë, Kim Jong Il, Asambleja 687-anëtarëshe është mbledhur vetëm një herë në vit.

Seanca e së martës do të jetë e dyta prejse djali dhe pasardhësi i tij, Kim Jong Un, ka marrë pushtetin, porse nuk janë dhënë detaje për agjendën e saj.

Parlamenti zakonisht thirret për ndryshime të politikave, si dhe për zgjedhjen e zyrtarëve qeveritarë.

Kim Jong Un është zgjedhur në krye të Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në sesionin e fundit, në muajin prill.
XS
SM
MD
LG