Ndërlidhjet

Serbia “e përkushtuar për zgjidhje paqësore” me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Nikolliq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore dhe me dialog konstruktiv.

Ban, nga ana e tij, ka thënë se është i inkurajuar me deklaratat e Nikolliqit dhe me “përpjekjet e sinqerta për paqe dhe stabilitet në rajon”, raportojnë mediat serbe.

Presidenti i Serbisë ka takuar edhe homologun qipriot, Dimitris Christofias.

Nikolliq i ka thënë kreut të Qipros, vendit të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, se Serbia nuk heq dorë nga integriteti territorial.

Nikolliq po qëndron në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG