Ndërlidhjet

Clinton takoi Zardarin


New York, 24 shtator 2012.
New York, 24 shtator 2012.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka takuar presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari.

Dy zyrtarët janë takuar në New York, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ata kanë diskutuar për protestat në botën myslimane, të nxitura nga një film anti-islamik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Të premten e kaluar, në Pakistan kanë humbur jetën 15 njerëz gjatë protestave anti-perëndimore.

Më herët, Clinton u ka bërë thirrje myslimanëve të tregojnë dinjitet dhe të përmbahen nga dhuna gjatë protestave për filmin.

Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë të drejtat për protesta paqësore dhe shprehje të lirë.
XS
SM
MD
LG