Ndërlidhjet

Vritet një zyrtar i lartë i Al Kaidës


Pakistan

Pakistan

Një zyrtar i Al Kaidës dhe të paktën katër militantë të dyshuar islamikë janë vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarë të inteligjencës, duke folur nën kushte anonimiteti, ka konfirmuar se Abu Kasha al-Iraqi është vrarë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Abu Kasha al-Iraqi thuhet të ketë qenë projektues i rangut të lartë brenda rrjetit terrorist.

Vaziristani Verior është njëri nga shtatë qarqet fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, ku militantët e Al Kaidës besohet se kanë strehët e tyre.
XS
SM
MD
LG